Ballina / LIFESTYLE / Fun / Konspiracione: Mallkimet që janë përmbushur
In Fabric
Konspiracione: Mallkimet që janë përmbushur

Konspiracione: Mallkimet që janë përmbushur

Tregimet për mallkime edhe ashtu janë shumë të frikshme, mirëpo kur flitet për mallkimet që janë përmbushur, atëherë frika kalon në një nivel tjetër.

Mallkimi i Johnny Garrett-it

Ky tregim fillon me dhunimin dhe vrasjen e një murgeshe 83-vjeçare në Teksas të SHBA-së. Për krimin ishte fajësuar Johnny Frank Garrett, një i ri me probleme mendore, i cili ishte sorollatur në atë zonë. Përkundër faktit që ai i kishte mohuar akuzat, provat e gjetura kishin rezultuar si të mjaftueshme për ta dënuar atë me vdekje. Gjatë rrugës drejt vendit ku ai do të dënohej me vdekje, ai kishte mallkuar të gjithë njerëzit, të cilët kishin qenë të përfshirë në rastin e tij dhe si rezultat kemi pasur vdekjet e njëpasnjëshme të gjykatësit, që ishte rrëzuar nga shkallët, avokatit që ishte prekur nga kanceri, si dhe përfundimet tragjike të shumë njerëzve, që kishin dëshmuar kundër tij.

Mallkimi ndaj Familjes Mbretërore të Nepalit

Mallkimet dhe familjet mbretërore shpeshherë lidhen me njëra-tjetrën, pasi që shumë njerëz kanë qëllime të sëmura ndaj sundimtarëve të tyre. Njëri nga mallkimet më të famshme në histori është ai që ishte bërë ndaj familjes mbretërore të Nepalit, familje kjo që ishte prekur nga ky mallkim për gjenerata të tëra. Në shekullin e njëmbëdhjetë, thotë legjenda, Prithivi Naryan Shah ishte takuar me murgun Gorakhnath në një zonë malore. Murgu kishte vjellë kos në duart e tij dhe kishte kërkuar nga Shah-u që ta pinte, ndërsa kur ai kishte refuzuar ta bënte një gjë të tillë Gorakhnath e kishte mallkuar atë dhe familjen e tij, duke thënë që familja do të preket nga vdekje të tmerrshme gjatë dhjetë gjeneratave. Dhjetë gjenerata më vonë, familja e Mbretit Bipendra ishte shfarosur dhe Parlamenti e kishte marrë pushtetin e monarkisë.

Mallkimi i vazos
Një pyetje e thjeshtë: Nëse do ta gjenit një vazo me një mbishkrim në të cilin thuhej ‘kjo vazo sjellë vdekje’, a do ta kishit blerë? Nëse jo, atëherë ju jeni më i mençur sesa njerëzit, të cilëve u është marrë jeta nga Vazo ‘Basano’. Kjo vazo prej argjendi ishte punuar në shekullin e pesëmbëdhjetë, për një sune që kishte vdekur në natën e martesës. Vazo më pas kishte kaluar në duart e anëtarëve të familjes së saj, duke iu sjellë vdekje e fat të keq, para se të zhdukej për dekada të tëra. Në vitin 1988, vazo është shfaqur përsëri dhe farmacisti që e kishte blerë, kishte vdekur brenda tre muajsh. Vazo ia kishte marrë jetën edhe disa personave tjerë, para se të zhdukej përsëri. Disa thonë që vazo është varrosur në një arkivol të hekurt, për ta parandaluar që t’ua merr jetën edhe personave të tjerë.

Mallkimi i Sarah Good-it
Nëse e keni në plan të ngatërroheni me një shtrigë, atëherë më mirë bëni të përgatiteni për pasojat. Kur Sarah Good ishte paditur për shkak të magjive të saj në mars të vitit 1692, e më pas ishte dënuar me vdekje, ajo e kishte mallkuar personin që e kishte akuzuar, Nicholas Noyes, për të cilin kishte thënë: “Nëse unë jam shtrigë, ti je po aq magjistar, merrma jetën dhe Zoti do të të jap gjak për të pirë”. Disa vite më vonë, Noyes kishte pësuar hemorragji në gojë dhe ishte ngufatur për vdekje, nga gjaku i vetë

Check Also

Dy sheikë në dasmen e Prizrenit, shikone luksin

Një djalë nga Prizreni në profilin e tij në Facebook ka publikuar disa pamje në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *