Konspiracione: Lindja e një ylli në vitin 2022 dhe ardhja e Jezusit

Një rabin izraelit ka parashikuar ardhjen e Jezusit pasi pretendon se formimi i një ylli të ri konfirmon profecinë biblike rreth Ardhjes së Dytë të Mesiut.

Astronomët në Miçigan në SHBA, besojnë se përplasja e dy yjeve të largët do të krijojë një “yll të madh” të dukshëm nga Toka në vitin 2022.

Por rabini Yosef Berger nga Jerusalemi, beson se shpërthimi yjor është dëshmi se profecia e lashtë mesianike do të bëhet realitet.

Sipas Breaking Israel News, Berger citoi rabinin Moses ben Maimon – i njohur si Ramban – të shekullit 12 kur bëri pretendimin e tij.

“Rambam e ka një strofë rreth një ylli që do të shfaqet si dëshmi e ardhjes së Mesisë një ditë”, tha Berger për ueb-faqen.

Berger thekson se një rresht biblik në literaturën çifute që tregon për këtë ndodhet tek Numrat 24:17.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.