glauku_konjufca

Konjufca vazhdon tërheqjen e diplomatëve që u ka skaduar mandati

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka tërhequr nga misioni diplomatik Teuta Sahatqijun, konsulle e Përgjithshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendimi e MPJ-së e ka konfirmuar për media, Kreshnik Ahmeti, shefi i kabinetit të ministrit Konjufca.

Ahmeti ka thënë se ish-deputetja e LDK-së Teuta Sahatqiju ka përfunduar misionin e saj diplomatik 4 vjeçar. Sahatqjiu, ishte emëruar konsulle në New York para 4 vjetëve, kur në pushtet ishte koalicioni PDK-LDK. Në mesin e konsujve që është kërkuar kthimi në Kosovë, është edhe djali i ministres në detyrë të Kulturës, Vlora Dumoshi, Rron Kryeziu.

MPJ-ja, dje ka kërkuar kthimin në Kosovë edhe të konsulles së Përgjithshme të Kosovës në Frankfurt, Fatmire Musliu, motrën e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut.

LEXO EDHE

Kush janë ambasadorët tërheqjen e të cilëve e kërkoi Konjufca

Konjufca propozon kthimin e 7 ambasadorëve; Çitaku vendos të kthehet  

Konjufca shfuqizon vendimet. Ja kush nuk është më konsull

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.