Ballina / KOSOVA / Konjufca: PDK të gjitha delegacionet po i udhëheq vet ndërsa opozita nuk po merr pjesë
glauk konjufca 2

Konjufca: PDK të gjitha delegacionet po i udhëheq vet ndërsa opozita nuk po merr pjesë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka formuar Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim.

Sipas deputetit të Vetëvendosjes, ky Komision do të udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës.

Pas përfundimit të mbledhjes, Konjufca ka thënë se PDK po do t’i monopolizojë të gjitha delegacionet dhe t’i udhëheq vet ndërsa opozita të mos marrë pjesë.

“Nëse vazhdon kështu të mos ketë ndarje të përbashkët që të udhëhiqen delegacionet e nivelit ndërkombëtar atëherë si opozitë do të ankohemi te këta të fundit që të mos lejojnë që këto gjëra të ndodhin. Në vendet demokratike përfaqësimi ndahet”, ka thënë Konjufca.

Ai ka shtuar se nuk kanë biseduar me LDK-në rreth mocionit të mosbesimit.

Check Also

mishi i prishur

Musliu: Të shtohet kontrolli në thertoret vendore

Kuvendi i Kosovës po debaton për skandalin e mishit në Kosovë, i thirrur nga deputetja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *