Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Konjufca: Në kryeministri do jetë flamuri i Kosovës, Thaçi besoj do shkarkohet
ldk, vetevendosje, kosova, politika, glauk konjufca, politika, zgjedhjet 2019

Konjufca: Në kryeministri do jetë flamuri i Kosovës, Thaçi besoj do shkarkohet

Në zyrën e qeverisë, Vetëvendosje do ta ketë flamurin e Kosovës, ka deklaruar Glauk Konjufca .

Sipas tij në rast se Vetëvendosje fiton zgjedhjet ai ‘beson se do të fillohet menjëherë procedura për shkarkimin e Hashim Thaçit nga posti i Presidentit.

PDK-ja e tradhtoi LDK-në mu në kohën kur ishin duke bashkëqeverisur.

Glauk Konjufca ka thënë se LDK për shkak të reagimeve të Vetëvendosjes ndaj marrëveshjes për “Zajednicën” kishte hatërmbetje.

Ai ka thënë për RTK-n se raporti me LDK-në duhet të analizohet nga konteksti opozitar që ishte.

“Pati bashkëpunim për homologimin, Z Mobile etj.”, ka thënë Konjufca.

Duke folur për koalicionin PDK-LDK, Konjufca ka thënë se PDK-ja e tradhtoi LDK-në mu në kohën kur ishin duke bashkëqeverisur, ka thënë ai në televizionin publik të Kosovës.

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Albin Kurti duhet të jetë kryeministër.

“Lëvizja Vetëvendosje ka përparësi sepse nuk ka gabime të qeverisjes siç i ka Veseli ose Haradinaj. Kemi kandidatin e pjekur për kryeministër. Albin Kurti është në moshë ideale për kryeministër. Nuk është i korruptuar prandaj kësaj radhe për herë të parë në zgjedhje kandidati për kryeministër do të ketë më shumë peshë se program”, ka theksuar Konjufca.

Provo po ashtu

Dardan Molliqaj

Molliqaj: Kur isha në Vetëvendosje, amerikanët nuk na kanë takuar fare!

Dardan Molliqaj sot në emisionin Analiza Zgjedhore ka folur rreth koalicionit PSD – AAK. Molliqaj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.