Konjufca: LVV nuk duhet ta përjashtojë asnjë parti politike!

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se LDK nuk duhet të përjashtohet si opsion nga Lëvizja Vetëvendosje por vija të kuqe nuk duhet të vendosen as për partitë tjera politike.

“Politika është e gjatë, është maratonike dhe unë mendoj se natyrisht që nuk duhet ta përjashtojmë bashkëpunimin me LDK-në, kjo shije e keqe që e ka lënë keq kalkulimi i LDK-së duke e keqpërdorur qëndrimin e zotit Grenell nuk i bënë nderë LDK-së prej kësaj LDK-ja le ta harroj se mund të përfitoj tek populli i Kosovës”, ka theksuar Konjufca,

Ai I bëri këto komente gjatë një interviste në emisionin “Rubikon”, ndërsa shtojë se Vetëvendosje duhet të marrë në bashkëqeverisje atë parti që i dërgon ministrat e pakorruptuar.

“Mendoj që Vetëvendosje duhet ta marrë atë subjekt politik në qeverisje e cila i dërgon ministrat më të pa korruptuar në Qeveri, për shembull i ke tre ministra i dërgon emrat, i shikon VV nëse kanë afera, nuk pranohen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.