Konjufca i shpreh solidaritetin e Kosovës homologut Italian Di Maion

Ministri I Jashtëm I Kosovës, Glauk Konjufca ka biseduar në telefon me homologut italian, Liuigi di Maion, për t’ia ka shprehur solidaritetin e Kosovës në betejën e popullit italian me pandeminë e koronavirusit.

“Gjatë kësaj bisede i shpreha ngushëllime për viktimat e pandemisë COVID-10 dhe i urova që të infektuarit të shërohen sa më shpejt dhe t’u bashkohen familjeve të tyre. Në emër të Republikës së Kosovës shpreha solidaritetin tonë për betejën që populli italian po e bën me këtë pandemi”, shkruan Konjufca përmes një statusi në Facebook.

Ministri në Detyrë i Jashtëm po ashtu ka treguar se homologun e tij e ka njoftuar për gjendjen në Kosovë me pandeminë e koronavirusit dhe hapat e ndërmarrë nga autoritetet.

“U pajtuam që t’i vazhdojmë kontaktet tona për të shkëmbyer përvojat në këtë betejë të përbashkët botërore dhe për t’i zgjeruar e thelluar edhe më tutje raportet e shkëlqyeshme mes shteteve dhe popujve tanë”, shkroi ai.

Postimi i i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.