glauku_konjufca

Konjufca dënon djegien e veturës së Simiqit

Përmes një komunikate për media nga Drejtoria për media dhe marëdhënie me mublikun pranë Kuvendit të Kosovës kanë njoftuar se Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar aktin e djegies së veturës së nënkryetarit të Kuvendit, Sllavko Simiq, mbrëmë në Leposaviq.

Në komunikatë thuhet se Kryeparlamentari Konjufca konsideron se akte të tilla kriminale, përbëjnë shkelje të rëndë të rendit e të ligjit dhe si të tilla janë të dënueshme.

“Inkurajoj organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur sa më shpejt rastin dhe për të venë para përgjegjësisë ligjore autorët e tij”, thuhet në reagimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. ​

Edhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, ka reaguar lidhur me incidentin e djegies së veturës së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!