Dy kongresistë amerikanë kanë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe lobuesen serbe të të drejtave të njeriut Natasa Kandiq, si dhe Qendrën Humanitare të Drejtësisë, e cila dokumenton shkeljet e bëra gjatë luftërave në ish-Jugosllavi
Roger Wicker dhe Eliot Engel të mërkurën nominuan aktivisten serbe për të drejtat e njeriut për Çmimin Nobel për paqe të vitit 2018.
“Ne besojmë që një çmimin i tillë do të çojë përpara kauzën për paqe dhe pajtim në këtë regjion dhe në regjione të tjera me probleme në botë”, thuhet në letrën e nominimit për Kandiqin, transmeton Gazeta Metro.
Kandiq themeloi Qendrën Humanitare për Drejtësi në vitin 1992 me qëllim që të dokumentohen shkeljet e të drejtave të njeriut të bëra gjatë kohës së ish-Jugosllavisë.
Natasa Kandiq mbetet një frymëzim për gjeneratat e reja të përkushtuara që tani punojnë në Qendrën e themeluar nga ajo, vlerësojnë Engel dhe Wicker.
Ajo tani është duke bërë një kampanjë për RECOM- ky një komision regjional për mbledhjen e të gjithë emrave të njerëzve të vrarë, të zhdukur, të burgosur e të torturuar përgjatë gjithë konflikteve që zunë vend të ish-Jugosllavi.