Ballina / OP./INTERVISTA / Kongresi i Drejtshkrimit – ngjarje e rëndësishme për gjuhën dhe kulturën kombëtare
Luan-Rama_infoglobi

Kongresi i Drejtshkrimit – ngjarje e rëndësishme për gjuhën dhe kulturën kombëtare

45 vjet më parë, prej 20 deri më 25 nëntor 1972, u mbajt në Tiranë me nismën e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë dhe me praninë e 87 delegatëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë.

Autor: Luan Rama

Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, padyshim ngjarja më e rëndësishme e shekullit XX për gjuhën tonë kombëtare pas Kongesit të Manastirit që miratoi alfabetin.

Me Kongesin e Drejtshkrimit, gjuha shqipe mbërriti të ketë standardet e një gjuhe moderne, të unifikuar në normën drejtshkrimore, ashtu sikundër duhet të jetë në fakt gjuha si elementi bazë e padyshim më i rëndësishëm i përveçimit të identitetit tonë kombëtar!

Prandaj, shteti shqiptar në rradhë të parë e mandej e gjithë bota kulturore e akademike shqiptare, por edhe i gjithë kombi yne do të duhej të nderonte në këtë përvjetor, veprën e paçmuar për nga dimensionet e pesha patriotike, kulturore e shkencore të të gjithë delegatëve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, të cilët ishin përfaqësuesit më të shquar të elitës shkencore e akademike nga gjuhësia, letërsia, historia e mësimdhënia!

Mirëpo, autoritetet shtetërore dhe shkencore të Shqipërisë zgjodhën ta vrasin këtë ngjarje të madhe për kulturën dhe historinë tonë kombëtare me heshtje, më së pari si dëshmi e injorancës së tyre, që i komplekson deri në këtë shkallë, sa të na dëshmojnë se nuk kanë guximin as të flasin e jo më pastaj të ndërmarrin hapa për të realizuar nisma atdhetare e shkencore si Kongesi i Drejtshkrimit!

E megjithatë, pavarësisht injorancës dhe keqdashjes, pavarësisht kompleksit dhe frikës që ajo sjell e që na e dëshmojnë udhëheqësit tanë udhëmbyllës, siç është edhe rasti i qëndrimit të tyre ndaj Kongesit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në 45-vjetorin e mbajtjes së tij, kodifikimi dhe unifikimi i normës drejtshkrimore të gjuhës shqipe, mbetet një kontribut i vyer atdhetar në rradhë të parë, e mandej edhe shkencor e intelektual jo vetëm për gjuhën tonë si elementi i parë e më i rëndësishëm i identitetit dhe unitetit kombëtar, por edhe me gjerë për shkencat albanologjike, për historinë e kulturën shqiptare!

Ndaj, për jetë nderim e mirënjohje të gjithë atyre që kontribuan 45-vjet më parë në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, të gjuhës tonë për të cilën Ndre Mjedja pati shkruar:

“Geg’ e tosk’ malci, jallia,

Jan’ nji komb, me u da s’duron,

Fund e maj nji a Shqypnia,

E nji gjuh’ t’gjith na bashkon!”

Sipas kësaj filozofie të shprehur me aq largpamësi nga Mjedja, vlerësimi i Kongresit të Drejtshkrimit me realizëm e objektivitet për çfarë kontribuoi në zhvillimin e gjuhës shqipe, e bën të domosdosshme një nismë të atyre përmasave, për të reflektuar gjithë zhvillimet që ka pësuar gjuha jonë e proceset nëpër të cilat ajo ka kaluar në keta 45 vjet, prej Kongresit e tëhu.

Eshtë një sfidë që i takon në rradhë të parë bashkësisë së punëtorëve të gjuhës shqipe, por edhe të gjithë shkencëtarëve e intelektualëve që dinë të kuptojnë rëndësinë që ka përmbushja e sfidave të tilla të mëdha e me interes kombëtar.

Ja cilët ishin delegatët Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe:

Delegatë me titull “Profesor”:
Prof. Aleks Buda, Historian në Institutin e Historisë të USHT, Tiranë.
Prof. Androkli Kostallari, Drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
Prof. Bedri Dedja, Zv-Ministër i Arësimit dhe i Kulturës, Tiranë.
Prof. Dhimitër Shuteriqi, Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Tiranë.
Prof. Eqrem Çabej, Gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
Prof. Idriz Ajeti, Dekan i Fakultetit Filozofik, Prishtinë.
Prof. Josif Ferrari, Studjues arbëresh dhe profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Barit, Bari, Itali.
Prof. Mahir Domi, Gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
Prof. Shaban Demiraj, Pedagog i gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë.
Delegatë me titull “Doktor” :
Dr. Petro Janura, Drejtor i Degës së gjuhës shqipe në Universitetin e Shkupit.
Dr. Rexhep Qosja, Drejtor i Institutit Albanologjik, Prishtinë.
Delegatë me titull “Docent”:
Doc. Anastas Dodi, Dekan i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë.
Doc. Dalan Shapllo, Pedagog i letërsisë shqiptare në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë.
Doc. Jup Kastrati, Pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër.
Doc. Munir Reso, Pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë.
Doc. Stefan Prifti, Gjuhëtar, Tiranë.
Delegatë të tjerë:
Ahmet Kelmendi, Pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Prishtinë.
Ahmet Limani, Mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Mamurras.
Ajet Bytyçi, Pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Prizren.
Ali Abdihoxha, Drejtor i Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë.
Ali Dhrimo, Gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
Bahri Beci, Gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
Bajram Hajrullaj, Pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Vlorë.
Besim Bokshi, Pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Gjakovë.
Dhimitër Samara, Gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
Dhori Qiriazi, Shkrimtar, Ersekë.
Drita Garuci, Mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Shkodër.
Elsa Vakëflliu, Mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Berat.
Emil Lafe, Gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
Engjëll Angoni, Specialist për gjuhën shqipe në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës, Tiranë.
Fadil Podgorica, Pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër.
Fatmir Agalliu, Pedagog i gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë.
Ferdinand Leka, Gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
Gaqo Peci, Mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Korçë.
Hasan Sazani, Mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Gjirokastër.
Henrik Lacaj, Pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë.
Hysen Qosja, Pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Elbasan.
Isa Bajçinca, Pedagog i gjuhës shqipe në Fakultetin Filozofik, Prishtinë.
Ismail Bajra, Drejtor i NGBG “Rilindja”, Prishtinë.
Ismail Doda, Drejtor i shkollës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Ostros (Krajë).
Jani Thomaj, Gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
Jorgji Çerepi, Pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Durrës.
Jorgji Gjinari, Gjuhëtar pranë Institutit te Gjuhësisë dhe të Letërsisë të të USHT, Tiranë.
Jorgo Bulo, Historian i letërsisë shqiptare në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
Koço Bihiku, Zv. Drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
Kolë Ashta, Pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër.
Kolë Koci, Mësues i Popullit, Tiranë.
Kristaq Shtëmbari, përgjegjës i Kabinetit Pedagogjik, Fier.
Lirak Dodbiba, Gjuhëtar pranë Institutit te Gjuhësisë dhe të Letërsisë të të USHT, Tiranë.
Llazar Siliqi, Shkrimtar, Tiranë.
Luan Dino, Mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Përmet.
Luigj Franja, Mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Shkodër.
Lumnie Shehetila, Mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Elbasan.
Mehmet Çeliku, Gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
Menella Totoni, Gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
Mërkur Alimerko, Drejtor i Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor, Tiranë.
Mikel Zavalani, Mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Korçë.
Mufit Trepça, Mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Peshkopi.
Naim Bardhi, Mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Kavajë.
Nesti Bellovoda, Pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Korçë.
Niko Tanini, Redaktor letrar në gazetën “Zëri i popullit”, Tiranë.
Nikoleta Cikuli, Gjuhëtare në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
Osman Myderrizi, Gjuhëtar dhe mësues veteran, Tiranë.
Pashko Geci, Gjuhëtar dhe mësues veteran, Tiranë.
Pjetër Fusha, Mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Rubik.
Qemal Haxhihasani, Folklorist në Institutin e Folklorit të USHT, Tiranë.
Remzi Nesimi, Pedagog i gjuhës shqipe në Akademinë Pedagogjike, Shkup.
Remzi Përnaska, Pedagog i gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë.
Sejfedin Sulejmani, Drejtor i Njësisë së bashkuar të punës botuese “Flaka e vëllazërimit”, Shkup.
Shefqet Hoxha, Pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Kukës.
Sofika Adhami, Mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Vlorë.
Sofika Morcka , Gjuhëtare në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
Spiro Floqi, Gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
Tomor Osmani, Pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër.
Xhevat Lloshi, Gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
Ylli Ruli, Pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Berat.
Zana Daci, Pedagoge e gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë.
Zhaneta Nova, Mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Gjirokastër.

 

Check Also

JOSEPH STIGLITZ

Autori i “Globalizimit të pakënaqësive” shkon një hap tutje: Pakënaqësia shtrihet edhe në ShBA

Globalizimi, i cili supozohej t’i sillte përfitime vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, tani …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *