Ballina / KRYESORE / Konflikti i interesit shkak i dorëheqjes së Ministres kroate Daliq
Martina Daliq

Konflikti i interesit shkak i dorëheqjes së Ministres kroate Daliq

Ministrja kroate e ekonomisë, Martina Daliq të hënën ka ofruar dorëheqjen e saj në lidhje me akuzat për korrupsion në lidhje me kompaninë private më të madhe në vend.

Daliq u vu nën presion pasi u shfaqën emaile private ku tregohej një konflikt i mundshëm interesi në lidhje me problemet financiare të shitjes me pakicë, bujqësisë dhe prodhimit ushqimor nga gjiganti “Agrokor”.

Daliq ka mohuar çdo keqbërje dhe tha se ata që kanë nxjerrë emailet e saj do të gjenden dhe do të dalin para drejtësisë.

“Agrokor”, që ka mijëra të punësuar në Kroaci dhe rajon, ka hyrë një vit më parë në procedura falimentoje sipas një ligji të veçantë.

Kompania ka grumbulluar borxhe deri në 57,5 miliardë kuna (9,3 miliardë dollarë) ndërkohë që kompania vlen rreth 42 miliardë kuna.

Qeveria kroate e mori në drejtim bashkë me kreditorët për të parandaluar shkrirjen e saj duke destabilzuar ekonominë e vendit.

@Fluidi

Provo po ashtu

masht

Projektligji për arsimin e lartë miratohet brenda vitit

Projektligji për Arsimin e Lartë ende nuk ka shkuar në Kuvend për miratim, ndërsa zyrtarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *