fbpx

Konfiskohet tekstil i lirë që shitet shtrenjtë në Kosovë

Zyrtarë të Doganës bëjnë të ditur se bëhet fjalë për mallra të kontrabanduara nga Zvicra. Jozyrtarisht mësohet se kamioni me tekstil të kontrabanduar destinacion kishte Prishtinën

Një maune të madhe oficerët doganorë në terminalin doganor në Ferizaj, kanë arritur që të kapin brenda sëcilës gjendej një sasi të madhe të tekstilit të kontrabanduar nga Zvicra.

Rrobat e cilat janë të modeleve të vjetra, kontrabandisti është përpjekur t’i sjellë në Kosovës si modele të reja. Shqetësuese për doganierët është mënyra e përpjekjes për kontrabandimin e tyre.

“Fatkeqësisht kemi biznese që tentojnë t’i feshin mallërat e tyre, siç po shihet në këto mallërat të përziera kemi gjetur një sasi të konsiderueshme të mallërave të tekstilit të cilat tërësisht kanë qenë të padeklaruara të cilat kanë qenë në tentim për t’u kontrabandu” është shprehur për RTK-në, Adriatik Stavileci, Zëdhënës I Doganave të Kosovës.

Sipas Stavilecit, në këtë maune ishin të fshehura dhe tentohej të kontrabandoheshin mbi 3.500 lloje të tekstilit të firmave të njohura Armani, Pierr Bllmain, Maxmara,

Burbery, Moshcino, Cavalli, Dondup e të tjerë. “Për momentin nuk kemi një vlerë të saktë të këtij malli për shkak se njësitet e specialuara janë duke punuar në këtë rast.” tha Stavileci. Zyrtarët doganorë nuk e kanë bërë të ditur adresën se në cilin biznes kosovar do të shkonin këto mallra. Ndërkohë që RTK jozyrtarisht mëson se ky tekstil i kontrabanduar destinacion kishte Prishtinën. Sipas burimeve të RTK-­së, ato janë modele të vjetra dhe që blihen në ankande publike në shtetet evropiane, por që kosovarëve u shiten me çmime të larta.