Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Konfirmohet koalicioni AAK-PSD, në Aleancë vetëm 2 abstenime gjatë votimit
Ramush Haradinaj

Konfirmohet koalicioni AAK-PSD, në Aleancë vetëm 2 abstenime gjatë votimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të partisë, ka konfirmuar se është dakorduar me shumicë votash që të shkohet në koalicion parazgjedhor me PSD-në e Shpend Ahmetit.

“Është votuar në shumicë votash dhe me dy abstenime marrëveshja për koalicion parazgjedhor me PSD-në. Kjo marrëveshje i ka pikat programore, i ka të gjithë çështjet tjera përgatitore për me shku te suksesshëm në zgjedhje”, tha Haradinai.

Për takimin e mundshëm me Isa Mustafën, Haradinaj tha se “tash jam i zënë, po e shihni edhe ju, jam në detyra me punë plot nuk kam gjë kundër me taku çdo kënd por duhet me i kry punët”.

Mësohet se PSD, sipas marrëveshjes që ka arritur me AAK-në në listën parazgjedhore do të garojë me 25 deputetë.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje do të bëhet sot në orën 15:00, në një konferencë që PSD e ka paralajmëruar.

Provo po ashtu

Senatori amerikan, Murphy rrëfen përmes një shkrimi përshtypjet nga Kosova

Senatori amerikan, Chris Murphy, në një shkrim të publikuar në ‘Medium.com’, ka treguar përshtypjet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.