Ballina / Kulturë / Koncerti i parë pa telefon celularë
torino, itali, hiroshima mon amor, koncertet, madona, bob dilan

Koncerti i parë pa telefon celularë

Nëse hyn në koncert nuk duhet ta mbash me vete celularin, të bësh foto, të bësh chat dhe atë që sheh do të mund ta shpërndash vetëm duke e përjetuar dhe treguar

Një teatër i njohur në Torino do të eksperimentojë për herë të parë në nëntor një koncert pa celularë, një rregull i kërkuar nga disa spektatorë dhe i detyruar tashmë nga shumë njerëz të famshëm.

Kjo përvojë do të realizohet më 7 nëntor, në sallën e koncerteve dhe ekspozimeve “Hiroshima Mon Amour” të kryeqytetit piemontez, gjatë të cilës spektatorët do t’i lënë celularët e tyre në hyrje, për sa kohë që zgjat mbrëmja.

“Është shumë e thjeshtë, nëse hyn në koncert nuk duhet ta mbash me vete celularin, të bësh foto, të bësh chat dhe atë që sheh do të mund ta shpërndash vetëm duke e përjetuar dhe treguar.”, shpjegoi Fabrizio Gargarone, drejtori i teatrit.

Shumë artistë ndërkombëtarë kanë praktikuar sistemin “No phone” (pa celularë) në koncertet e tyre, midis të cilëve këngëtarja e famshme pop, Madonna dhe këngëtari e fitues i çmimit Nobel në letërsi, Bob Dilan.

Provo po ashtu

INSPIRUESE: Lufta kundër kuçedrës

Efekti i cili e përcjell përqendrimin konstant në të keqen gjithmonë është katastrofal. Ata, të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.