Ballina / Kulturë / Koncepti i NASA-së për shtëpitë në Mars

Koncepti i NASA-së për shtëpitë në Mars

NASA po tregon interesim për projektimin e kupolave me fryrje të mbuluar me akull në të cilat astronautët do të jetojnë e punojnë, ndërsa ato do t’u ofrojnë mbrojtje nga temperaturat ekstreme dhe energjitë e larta të rrezatimit.

Hulumtuesit t NASA-s duhet të zgjidhin një varg problemesh nëse duan t’ua mundësojnë astronautëve të shkelin në truallin e Marsit. Njëra prej pengesave më të mëdha është edhe dizajnimi i hapësirës në të cilën astronautët do të flenë e jetojnë, ndërsa duket se inxhinierët kanë arritur zgjidhjen potenciale – konceptim e strehimores së mbuluar me akull.

NASA po tregon interesim për projektimin e kupolave me fryrje të mbuluar me akull në të cilat astronautët do të jetojnë e punojnë, ndërsa ato do t’u ofrojnë mbrojtje nga temperaturat ekstreme dhe energjitë e larta të rrezatimit.

“Pas ditëve të përkushtuara identifikimit të nevojave, qëllimeve dhe kufizimeve shpejt kemi shikuar zgjidhje të numërta të marra e inovative, dhe në fund jemi orientuar në zgjidhjen Ice Home Design, si zgjidhjen më të mirë”, ka thënë inxhinieri nga Qendra për hulumtime Langley pranë NASA-s Kevin Vipavetz.

Ç’ është saktësisht Ice Home? Ndonëse mëri asocon në Iglu, koncepti i përpunuar zyrtarisht i quajtur Mars Ice Home – është banesë me fryrje, e cila për mbrojtje nga ndikimet e jashtme përdor akullin. Kjo duket kështu:

“Projekti fillestar ka disa përparësi të cilat ë bëjnë koncept tërheqës. Banesa është e lehtë dhe mund të transportohet dhe të vendoset me ndihmën e një robotike të thjeshtë edhe para se ekuipazhi të arrijë, e të mbushet me ujë”, thonë në NASA.

“Koncepti përdor nga materialet e ekstraktuara nga Marsi, ndërsa uji në banesë potencialisht do të mund të përdoret si lëndë djegëse për raketa, dhe atëherë vetë struktura shërben edhe si rezervuar i cili mund të mbushet për ekuipazhin e ti.”

Qëllimi kryesor i konceptit Ice Home është mbrojtja e astronautëve nga rrezatimi me energji të lartë, si rrezatimit kozmik, i cili mund të depërtojë nëpër atmosferën e Marsit. Rrezet kozmike mund t’i dëmtojnë qelizat, duke shtuar rrezikun e shfaqjes së komplikimeve shëndetësore, si tumorët dhe sëmundjet akute të rrezatimit. Meqë akulli është i pasur me hidrogjen, ai ndikon si mburojë kundër rrezatimit të tillë dhe e bën strehë të shkëlqyeshme në të cilën astronautët nuk duhet të shqetësohen shkaku i rrezatimit.

“Materialet prej të cilave është ndërtuar Ice Home duhet të qëndrojnë për vite të shfrytëzimit në mjedisin e ashpër të Marsit, duke përfshirë edhe rrezatimin ultra vjollcë, rrezatimin e grimcave me ngarkesë, komponimeve të ndryshme të oksigjenit atomik, perkloratit, si dhe stuhive të zallit – ndonëse jo krejt si në filmin Marsjiani”, shpjegon Sheila Ann Thibeault, nga Qendra për hulumtime Langley.

Pos që mbron nga mjedisi i ashpër i Marsit, Ise Home, në raport me koncepte tjera të ofruara është projekt jashtëzakonisht i lehtë. Njëra prej mënyrave më të mira që njerëzit të mbijetojnë në Mars, thotë ekipi, është që të fshehën nën sipërfaqe e Marsit, dhe kështu të mbrohen nga ndikimet e dëmshme në sipërfaqe.

Për t’u realizuar kjo, megjithatë astronautët do të duhet t’i presë njëfarë strehimoreje kur të aterrojnë në Mars, ndërsa ekipi mendon se ideja për kupola të akullta – me kornizë të lehtë, me ndërtim të lehtë dhe aftësinë e përdorimit të sërishëm çojnë ndoshta në zgjidhjen ideale.

“Ditë e madhe do të jetë kur astronautët pas muajsh udhëtimi në kozmos të arrijnë në Mars në shtëpinë e re, e cila është e gatshme për banim”, shpjegon anëtari i ekipit Kevin Kempton.

Alternativa e konceptit të ofruar, i cili mund të fryhet dhe të mbulohet me akull nga peizazhi i Marsit për rreth 400 ditësh tokësore, është zbulimi i mënyrës që me shpuarje e mihje në Mars të krijohen strehimore nëntokësore para ardhjes së astronautëve.

Një projekt i tillë jo vetëm që është tepër i komplikuar, por edhe është tepër i shtrenjtë, madje edhe për NASA-n. Është me rëndësi të theksohet se projekti Ice Home është ende në fazën e konceptimit, por edhe duket si zgjidhje premtuese për vështirësi të ndryshme, të cilat vijnë me jetën në Mars.

Provo po ashtu

Profesori i Oksfordit akuzohet se shiti pjesë të lashta të Biblës

Një profesor i Universitetit të Oksfordit është akuzuar se i ka shitur fragmente të lashta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.