fbpx

Komuna: Nuk ka mësim pa u kryer analizat

Komuna e Prishtinës sot përmes një kumtese për media është shprehur se “nuk do të lejojë rifillimin e mësimit në shkollat e nivelit parauniversitarë në këtë komunë, para se të sigurohet se shëndeti i fëmijëve nuk është në rrezik”.

Sipas një njoftimit Komuna i bën thirrje të gjithë prindërve të kryeqytetit që të bashkëpunojnë me të deri në zgjidhjen e këtij problemi.

“Komuna e Prishtinës nuk do të bie pre e presionit qeveritar në këtë çështje, dhe nuk do të lejojë që të rifillojë procesi mësimor në asnjë shkollë, pa u siguruar se shëndeti i fëmijëve nuk është në rrezik. Po ashtu Komuna ju bën thirrje të gjithë prindërve dhe qytetarëve që së bashku të përpiqemi që ta zbardhim këtë rast”, ka bërë të ditur zyra e informimit e komunës.

Komuna, po ashtu e ka bërë një sqarim rreth ndërprerjes së mësimit duke thënë se Komuna e Prishtinës ka kontraktuar naftë (diezel), e jo vajra për ngrohje, për shkak se tek vajrat për ngrohje duhet infrastrukturë tjetër, oxhaqe të larta, filtra, të cilat shkollat tona siç e dimë, nuk i kanë, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, Udhëzimi Administrativ 07/2012 i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë e specifikon qartë se në dizel, niveli i squfurit nuk duhet të jetë mbi 10 ppm.

Ndërsa, sipas këtij njoftimi, kur MASHT e ka bërë analizën e ajrit në shkolla ka qenë ditë pushimi gjë që sipas tyre nuk ka pas mundësi që ajri të jetë i ndotur dhe të vlerësohet drejtë një gjë e tillë.infoGLOBI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.