Ballina / BOTA / Kompanitë e mëdha të teknologjisë po i mbyllin fabrikat e veta në Kinë

Kompanitë e mëdha të teknologjisë po i mbyllin fabrikat e veta në Kinë

Kompania Samsung Electronics ka përfunduar prodhimin e telefonave celularë në Kinë.

Përmes një njoftimi, kompania tha se ky vendim është marrë për shkak të intensifikimi të konkurrencës nga rivalët vendas, në tregun më të madh në botë.

Mbyllja e fabrikës së fundit të telefonave në Kinë, vjen pasi Samsung, në muajin qershor, ndërpreu prodhimin në një fabrikë në qytetin jugor të Huizhout dhe pezulloi prodhimin në një fabrikë tjetër, në fund të vitit të kaluar.

Ndërprerja e prodhimit në Kinë nga gjiganti i teknologjisë së Koresë së Jugut, pason prodhuesit e tjerë, që zhvendosën prodhimin nga Kina për shkak të rritjes së kostove dhe ngadalësimit ekonomik.

Sony gjithashtu tha se po e mbyll fabrikën e telefonave në Kinë, dhe se pajisjet do t’i prodhojë në Tajlandë.

Por, kompania amerikane Apple ende ka një prodhim të madh në Kinë.

Samsung, tha se e kishte marrë “vendimin e vështirë” në përpjekje për të rritur efikasitetin. Kompania shtoi se megjithatë do të vazhdojë shitjet e pajisjeve të saja në Kinë.

Kompania nuk pranoi të specifikonte kapacitetin e fabrikës ose numrin e stafit. Fabrika është ndërtuar më 1992.

Mediat e Koresë së Jugut thanë se fabrika kishte 6.000 punëtorë dhe prodhoi 63 milion njësi në vitin 2017.

Atë vit, Samsung prodhoi 394 milion pajisje në të gjithë botën, sipas një raporti vjetor.

Vitet e fundit kompania ka zgjeruar prodhimin e pajisjeve në vendet me kosto më të ulët, si India dhe Vietnami.

Provo po ashtu

Tre persona të vdekur gjatë protestave në Kili

Tre persona kanë mbetur të vdekur pas një zjarri në një dyqan në natën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.