Ballina / LIFESTYLE / Kompanitë britanike gati të “mbjellin” mikroçipa në punëtorë
mikrocipat dora

Kompanitë britanike gati të “mbjellin” mikroçipa në punëtorë

Raportimet se kompanitë britanike po e shqyrtojnë mundësinë për të vendosur mikroçipa në trupat e punëtorëve për arsye sigurie, kanë ngjallur shqetësim te këta të fundit.

Kompania suedeze “Biohax”, e cila merret me vendosjen e çipave në trupat e njerëzve, deklaroi për “Daily Telegraph” se është duke zhvilluar bisedime me një numër të kompanive britanike të fushës së drejtësisë dhe financave për t’i vendosur mikroçipat në trupat e punëtorëve.

Është e qartë se bëhet fjalë për kompani të mëdha, të cilat kanë mijëra punëtorë dhe duket se ata besojnë se vendosja e mikroçipave është më e lehtë sesa kontrollet e sigurisë. “Këto kompani kanë dokumente të ndjeshme me të cilat po merren. Këto pajisje ua mundësojnë kompanive vënien e kufizimeve personave të caktuar”, tha Jowan Osterlund, themelues i kompanisë suedeze.

Megjithatë, jo të gjithë po pajtohen me këtë ide. “Përderisa teknologjia po e ndryshon mënyrën se si po punojmë, kjo që po e dëgjojmë nuk na lë të ndihemi rehat”, tha një zëdhënës i Konfederatës Britanike të Industrisë. “Kompanitë duhet të përqëndrohen më tepër në prioritete kryesore dhe angazhim të punëtorëve”, shtoi ai.

Kompania suedeze thotë se mikroçipat e saj, të cilët janë të madhësisë së një fare orizi ose gruri, kanë një çmim prej 150 funtesh. Ata vendosen nën lëkurë, mes gishtit të madh dhe gishtit tregues dhe mund të përdoret në vend të kartelave për hyrje për të hapur dyer. Ata mund të pajisen edhe me të dhëna shëndetësore të mbajtësit, të cilat mund të nevojiten në rast të aksidentit. Mendohet se punëtorët do ta kenë mundësinë e zgjedhjes personale, nëse vendosin t’i fusin këta mikroçipa nën lëkurën e tyre apo jo, shkruan “Metro”

@Fluidi

Provo po ashtu

femijet

Gjuhët që duhet t’i mësojë çdo fëmijë

Cilën gjuhë do të inkurajoni fëmijën tënd që të mësojë për të përfituar një të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.