Komiteti Olimpik i Kosovës : Është koha për natyrën

Dita Botërore e Mjedisit këtë vit shënohet me moton “Është koha për natyrën”, dhe tema kryesore është ruajtja e biodiversitetit.

Në këtë datë, WWF Adria thekson se roli kryesor i zonave të mbrojtura është ruajtja e biodiversitetit, por që shpesh është lënë pas dore, duke u fokusuar në shfrytëzim të pa qëndrueshëm të pyjeve, ndërtime dhe turizmin masiv, si dhe aktivitete të tjera të paqëndrueshme.

Znj. Krenare Salihu, menaxhere e projektit PA4NP (Protected Areas for Nature and People) nga WWF Adria në Kosovë thekson që zonat e mbrojtura janë të rëndësishme jo vetëm për ruajtjen e biodiversitetit, por edhe për zhvillimin socio-ekonomik, i cili do të jetë në fokus në periudhën e ardhshme për shkak të kthimit gradual në normalitet pas pandemisë së virusit Covid 19. Pra, është kjo krizë globale shëndetësore që duhet të na kujtojnë se shkatërrimi i burimeve natyrore do të thotë shkatërrimi i potencialeve të shumta për zhvillimin e qëndrueshëm.
Drejtori i drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri“, z. Bajram Kafexholli tregon se PK ‘Sharri” është vazhdimisht i rrezikuar nga prerjet ilegale që paraqesin sfidën dhe problemin kryesor më të cilin është duke ballafaquar kjo zonë.

“Me degradimin e pyjeve, si pasojë e prerjeve ilegale, këto resurse do t’i humbin vlerat natyrore që kanë ndikuar që ato të shpallën si pasuri kombëtare të PK “Sharri”. Ky problem është edhe më serioz kur merret parasysh fakti se prerjet ilegale e rrezikojnë ekzistencën biologjike të pyjeve, të cilët paraqesin faktorin kryesor për ekuilibrin ekologjik të mjedisit jetësor“ – thekson ai.

Ai gjithashtu, u bënë apel gjithë qytetarëve që vizitojnë parqet kombëtare që i kemi trashëguar nga gjeneratat e mëhershme, por gjithashtu kërkon angazhim dhe përkushtim nga të gjitha institucionet relevante në nivelin qendror, komunal, OJQ etj.

“Vetëm me një aksion të koordinuar të subjekteve qeverisëse dhe shoqërisë civile mund të mbrohen me sukses resurset pyjore nga faktori antropogjen sepse kemi obligim njerëzor, moral, kombëtar dhe ndërkombëtar që t’i mbrojmë dhe t’i lëmë trashëgimi gjeneratave të ardhshme“ – përfundon ai.

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri“, në bashkëpunim me WWF Adria në Kosovë kanë shënuar këtë ditë me disa aktivitete në ngritjen e vetëdijës për mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e biodiversitetit./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.