fbpx
seanca e kuvendit

Komisioni shqyrton Raportin e shpenzimeve të Kuvendit

Komisioni për Buxhet dhe Financa mban sot mbledhjen e radhës, ku ndër të tjera do të shqyrtohet raporti i shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2017, si dhe raporti financiar i Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016.

Komisioni gjithashtu do të shqyrtojë në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-115 dhe me Ligjin nr.05/L-080, si dhe shqyrtimin e propozimeve të panelit seleksionues të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekutiv të bordit të BQK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.