Ballina / KOSOVA / Komisioni i thotë JO Projektligjit për financimin e partive
partitë
partitë

Komisioni i thotë JO Projektligjit për financimin e partive

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka shqyrtuar Raportin me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin e ligjit për financimin e subjekteve politike, i cili nuk mori mbështetjen e anëtarëve të këtij Komisioni.

Katër anëtarë ishin pro ndryshimit të ligjit, e katër ishin kundër, kështu që projektligji nuk kaloi.

Komisioni sot ka miratuar raportin vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2018.

Ndërsa, KQZ është duke hartuar projektin për ndërtimin e një objekti për Qendrën e Numërimit dhe Rinumërimit (QNR). Kostoja e këtij projekti parashihet të jetë mbi 1 milionë euro të financiar nga BE.

Mes tjerash në këtë Komision, u miratua Raporti me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-088 për Këshillin Ekonomiko-Social.

Provo po ashtu

cakaj reeker

Cakaj pas takimit me P. Reeker : SHBA mbështesin hapjen e negociatave

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.