Ballina / TEKNOLOGJI / Komisioni Evropian përgatit gjobën e dytë për #Google
Google search

Komisioni Evropian përgatit gjobën e dytë për #Google

Bashkimi Evropian po përgatitet të gjobisë #Google për perandorinë multi miliardëshe të reklamimit ndërsa hetimet ndaj Android u shtynë për vitin e ardhshëm.

Komisionerja për konkurrencën Margaret Vestager pritet të dalë me një deklaratë e cila do të godasë me një tjetër penalitet këtë herë lidhur me Adsene ndërsa na ndajnë vetëm pak javë nga debutimi.

Kjo do të ishte gjoba e dytë brenda një viti pasi Google u urdhërua të paguante 2.4 miliard Euro në Qershor për abuzime me motorin e kërkimit dhe favorizimin e shërbimit të saj të blerjeve online.

Ndërsa penaliteti i dhënë në Qershor ishte një rekord dhënë nga Komisioni Evropian, ai është vetëm i pari i tre hetimeve të hapura ndaj Google.

Vitin e kaluar Komisioni nisi hetimet ndaj Android dhe Adsene. Në të dy tregjet Google ka pozita dominuese.
Pritej që Komisioni të jepte një vendim për Androd-in këtë vit por u shty për vitin e ardhshëm. /PCWorld Albanian

Check Also

facebook

A po ju iriton kjo risi në Facebook

Facebook ka sjellë një risi që askush nuk po kërkon dhe e cila dikend ndoshta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *