fake news

Komisioni Europian me ligje të reja kundë Fake news

Propaganda dhe dezinformimi i automatizuar në shkallë të gjerë vazhdojnë dhe akoma më shumë punë duhet bërë në të gjitha aspektet e Kodit të Sjelljes

Kompanitë Facebook, Google dhe Twitter duhet të bëjnë më shumë për të adresuar sfidën e “lajmeve të rrema” (Fake News) ose përndryshe do të përballen me ligjin, është shprehur Komisioni Europian.

Kërcënimi nga zyrtarët e BE-së ka ardhur një vit pasi kompanitë e mëdha teknologjike të SHBA-së u bashkuan me Mozillan dhe Microsoft për të nënshkruar një “Kod Sjellje” i cili do të luftonte lajmet e rrema.

Komisioni Europian po përgatit ligje të reja rregullatore të njohura si ‘Aktet e Shërbimeve Dixhitale’. Këto do të vendosin rregulla lojaliteti dhe sigurie për platformat dixhitale, shërbimet dhe produktet; një lëvizje kjo që ka shkaktuar frikëra ndërmjet gjigantëve të teknologjisë.

Raportet e muajve të fundit që kanë ardhur nga kompanitë treguan një divergjencë të gjerë midis tyre dhe provuan pak detaje mbi impaktin e masave të marra për lajmet e rrema, u shprehën Komisioneri i Drejtësisë së BE-së, Vera Jourova, Shefi i sigurisë së BE-së, Julian King dhe komisioneri dixhital Mariya Gabriel në një deklaratë të përbashkët.

“Propaganda dhe dezinformimi i automatizuar në shkallë të gjerë vazhdojnë dhe akoma më shumë punë duhet bërë në të gjitha aspektet e Kodit të Sjelljes. Ne nuk e pranojmë këtë si diçka normale” – u shprehën zyrtarët e BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.