Ballina / KOSOVA / KOMF: Respektoni interesat e fëmijëve brenda sistemit arsimor
shkolla

KOMF: Respektoni interesat e fëmijëve brenda sistemit arsimor

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) organizon tryezën me temë “A respektohet interesi më i mirë i fëmijës brenda sistemit arsimor”?

Kjo tryezë organizohet për ti dhënë zë pikëpamjeve të shoqërisë civile, nxënësve, prindërve etj, lidhur me atë se a është konsideratë primare interesi më i mirë i fëmijës brenda sistemit arsimor, në kuptimin e legjislacionit, politikave, kurrikulës, ndarjes buxhetore për arsim, organizimit të sistemit arsimor, mësimdhënies dhe edukimit, qasjes pedagogjike, cilësisë dhe infrastrukturës.

Kjo do rezultojë me ofrimin e rekomandimeve bazuar në interesin më të mirë të fëmijës.

Pjesëmarrës në tryezë do të jenë anëtarët e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, përfaqësues nga Këshilli Rinor Kosovar, përfaqësues nga Këshilli i Prindërve të Kosovës, përfaqësues nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës dhe Mediat.

Provo po ashtu

kadri veseli

Veseli largon nga pozitat personat me aktakuza të konfirmuara

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka larguar sot nga të gjitha pozitat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.