Ballina / KRYESORE / Komandanti suprem i forcave të NATO-s për Evropë shkon në Serbi

Komandanti suprem i forcave të NATO-s për Evropë shkon në Serbi

Tod Daniel Wolters, komandanti suprem i forcave të NATO-s për Evropë dhe komandant i forcave ushtarake amerikane në kontinentin evropian, së shpejti do të vizitojë Serbinë gjatë një turneu të vizitës së komandave dhe zyrave të NATO-s në vendet e Evropës dhe regjionit atlantik, i është thënë Zërit të Amerikës në Shtabin suprem të forcave të alenacës në Evropë.

“Ushtria e Serbisë është e vlerësuar lart në operacionet anembanë botës”, thuhet në përgjigjen në pyetjen e Zërit të Amerikës.

Shtabi suprem i forcave aleate në Evropë (SACEUR) nuk ka precizuar termin të saktë të turneut të tij, shtetet të cilat do t’i vizitojë, e as datën potenciale të shkuarjes në Serbi, si dhe se cilët do të jenë bashkëbiseduesit e tij. Është bërë e ditur se shkas për këtë është marrja e komandës nga Woltersi, më 3 maj të këtij viti.

Zëri i Amerikës përkujton se Wolters pozicionin e tanishëm e ka marrë nga komandanti i mëparshëm, gjenerali Curtis Scaparrotti dhe se ky i fundit në prill të këtij viti ka deklaruar se prania amerikane në Kosovë është e nevojshme për të shtuar rezistencën e partnerëve kosovarë, siç është shprehur, ndaj kërcënimit malinj të jashtëm.

Po ashtu, ai ka thënë atëherë se komanda amerikane në Evropë mbështet zhvillimin e Forcës së sigurisë së Kosovës në harmoni me planin e tranzicionit dhe në bashkëpunim të plotë me ShBA-të dhe vendet aleate të NATO-s.

Vizita e Woltersit ndërlidhet edhe me njoftimin se kryetari rus Vladimir Putin ka nënshkruar ligjin mbi ndërprerjen e pjesëmarrjes në Marrëveshjen për raktetat nukleare dhe konvencionale të cakut mesëm me Shtetët e Bashkuaara (INFO) dhe reagimin nga Brukseli – se kjo marrëveshje duhet të kthehet në kornizat e saj.

Provo po ashtu

zgjedhjet

Prokuroria: Deri 5 vjet burg pë ata që shkelin “votën”

Që nga viti 2014 e deri më sot, rreth 2 mijë persona të Kosovës janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.