Komandanti i suspenduar i Njësisë Speciale do të kthehet në punë

Komandanti i Njësisë Speciale, Amir Gërguri, nesër do të kthehet në punë. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për mediat vendore.

Ai ishte suspenduar për shkak të përfshirjes së tij në një aheng në kohë pandemie me zyrtarë të tjerë shtetërorë dhe të afërm të liderëve shtetërorë, e ku ishin shkrepur 50 plumba.

Hetimi i Inspektoratit Policor ka gjetur vetëm shkelje të lehta administrative dhe kësisoj ka rekomanduar kthimin e tij në punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.