fbpx

Komandant Cali të mërkurën sërish para trupit të Speciales

Salih Mustafa, i njohur si komandant Cali, të mërkurën do të dalë sërish para gjykatës në Hagë, kështu kanë njoftuar Dhomat e Specializuara.

Sipas një njoftimi të bërë nga Dhomat e Specializuara, kjo seancë dëgjimore është thirrur nga Gjyqtari i procedurës paraparake, e cila do të mbahet me 28 tetor, duke filluar nga ora 15:00.

Gjatë pjesës së parë të kësaj seance, Mustafës do t’i kërkohet që të pranojë fajësinë ose të deklarohet i pafajshëm për akuzat e ngritura kundër tij në Aktakuzën e konfirmuar.

Ish-komandant Cali, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar po akuzohet për vrasje, torturë, trajtim mizorë dhe ndalim arbitrarë të civilëve gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Me aktakuzë, Mustafa ngarkohet se mes 1 dhe 19 prillit 1999 së bashku me pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, ushtarët me pseudonimet ‘Tabuti’, ‘Ilmi VELA’, ‘Bimi’, ‘Dardani’, ‘Afrimi’, u hoqën lirinë së paku gjashtë personave pa proces ligjor të rregullt në kompleksin e ndalimit në Zllash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.