Ballina / KOSOVA / Kolonel Ahmet Krasniqi rivarroset të premten në Kosovë me nderime shtetërore
ahmet krasniqi
Koloneli Ahmet Krasniqi, Ministri i Mbrojtjes se Kosoves qe u vra ne Tirane

Kolonel Ahmet Krasniqi rivarroset të premten në Kosovë me nderime shtetërore

Republika e Kosovës ka pranuar nga shteti i Shqipërisë eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit, babai të këngëtares Leonora Jakupi, të cilët do të rivarrosen nesër në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Pranim-dorëzimi i trupave u bë sot në pikën kufitare në Vërmicë nën përkujdesjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, ku me nderime shtetërore arkivolet u futën në Republikën e Kosovës.

Familjarë të Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit dolën sot në kufi me Shqipërinë ku u bë bartja e eshtrave të më të dashurve të tyre.

Bashkë me familjarët, aty dolën edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ministri i FSK-së, Rrustem Berisha.

Kreu i FSK-së me këtë rast tha se është e vështirë të përshkruhet me pak fjalë vepra e Ahmet Krasniqit.

Nesër prej orës 10:00 deri në 12:00 do të ketë homazhe në Parlamentin e Kosovës, në 12:30 do të ketë akademi përkujtimore. Ndërsa në orën 14:00 do të jetë ceremonia e rivarrimit në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Ndryshe, kohë më parë Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për kthimin e eshtrave të Qazim Jakupit dhe Ahmet Krasniqit në vendlindje.

Kolonel Ahmet Krasniqi është vrarë në Tiranë në vitin 1998, në rrethanat që nuk janë sqaruar as sot e kësaj dite.

Atëbotë Kolonel Krasniqi ishte Ministri i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Komandantit të Shtabit Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës njeherit HERO i shpallur nga Republika e Shqiperis gjithashtu edhe nga Kosova .

kthehen eshtrat e kolonel ahmet krasniqit

@Fluidi

Provo po ashtu

bruksel bisedimet

BE: Transformimi i FSK duhej bërë me ndryshime kushtetuese

Pas votimit për transformimin e FSK-së në ushtri nga Parlamenti i Kosovës zëdhënësja e Përfaqësueses …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.