fbpx
Lëvizja Vetëvendosje

Kollçaku : Ne nuk kemi pranuar dorëheqjet e Ymerit, Dërgutit dhe Sejdiut

Fatmire Kollçaku pas mbledhjes së krysisë së Vetëvendosjes ka komentuar zhvillimet e fundit dhe dorëheqjet që kanë dridhur këtë subjekt politik.

Sipas saj bëhet fjalë për disa dorëheqje nga postet drejtuese por jo nga Lëvizja Vetëvendosje dhe se kryesia ka marrë qëndrim që t’i ftojnë bashkë ata që janë larguar për të biseduar

“.. do të thotë ne nuk i kemi pranuar ato dorëheqje sepse mendojmë duhet të bisedojmë veç e veç me të gjithë duke e vlerësuar lartë kontributin e secilit deri tani në Lëvizje dhe mendojmë që rruga më e mirë është që t’i kthehemi problemeve që siç e shihni ka shumë Kosova dhe besojmë që do ta gjejmë një rrugë të përbashkët sepse shumë më shumë gjëra na lidhin se që na ndajnë”, ka shtuar ajo.

Së fundmi nga ky subjekt politik dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre brendapartiake, Visar Ymeri, Aida Dërguti dhe sot, Dardan Sejdiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.