Ballina / Shëndet & Fitnes / Kolangiografia Endoskopike Retrograde ( ERCP) në Spitalin Amerikan Çka është ERCP
In Fabric

Kolangiografia Endoskopike Retrograde ( ERCP) në Spitalin Amerikan Çka është ERCP

Dr. Mr. Sci. Sabri Tmava – Kirurg
ERCP është procedurë endoskopike-kirurgjike , diagnostike dhe terapeutike më të cilën arrihet vizuelizimi i rrugëve biliare dhe pankreatike, diagnoza e saktë e sëmundjeve biliare dhe pankreatike, si dhe trajtimi endoskopik i  tyre.

Kolangiografia endoskopike retrograde (ERCP) është procedurë  standarde në Kirurgjinë Endoskopike në Spitalin Amerikan qw filloji nw vtitin 2012, shumë e dobishme dhe e pazëvendësueshme që aplikohet në diagnostikimin dhe  trajtimin e gjendjeve të ndryshme patologjike të rrugëve bliare dhe pankreatike. Bashkë me kolecistektominë laparoskopike, paraqesin procedurat endokirurgjike plotësuese me njëra – tjetrën,  standarde të arta në trajtimin e kalkulozës së kolecistës dhe koledokolitiazës.

Njësia  moderne për ERCP në Spitalin Amerikan

Indikacionet për ERCP

Gurët në kanalet  biliare

Pankreatitet akute dhe kronike,

Tumoret  e rrugëve biliare,

Ikteret mekanike,

Strikturat  biliare dhe pankreatike,

Fistulat biliare dhe pankreatike

Lezionet jatrogjene të rrugëve biliare etj.

 

Çfarë ndodh gjatë Kolangiografisë endoskopike retrograde ?

Procedura e ERCP realizohet përmes aparateve special video – endoskopike dhe Radioskopise.  Duodenoskopët modern janë sot shumë të sofistikuar dhe kryesisht janë më të hollë se gishti tregues , ata  shumë lehtë kalojnë në fyt, si dhe nëpër kanalin tretës. Me aparat kalohet nëpër fyt, gabzherr, lukth dhe arrihet në zorrën dymbëdhjetëgishtore. Në majën e duodenoskopit është e disejnuar  kamera e cila  është e lidhur me video-monitor .Kamera ne duodenoskop ka pozitë laterale (lateral view) për dallim nga gastro dhe konoloskopët që kanë vizuelizim të drejtë (forward view) . Me anë të mekanizmit  të futjes së ajrit në brendi të organeve të tretjes , realizohet mbushja  e tyre me ajër  dhe hapja e mureve të tubit digjestiv , në mënyrë që të arrihet të shihet në brendi të kanalit digjestiv. Kjo bën që pacienti të ndjen fryrje dhe rëndim nga ajri i futur brenda. Duodenoskopi ka kanalin e punës , përmes të cilit realizohet futja e akcesorëve  brenda duodenoskopit,  dhe me këtë arrihet të behën shumë manipulime:

Injektimi i kontrastit, fillimisht  (ne përdorim soulcionin Omnipaque) në kanalin biliar dhe pankreatik. Filmimet me X-rreze menjëherë pas kontrastimit të këtyre kanaleve tregojnë për gjendjen në këto kanale , patologjitë prezentë siç janë për shembull gurët ne koledok , strikturat malinje etj. Çdo imazh filmik ne Radioskopi ka karakteristika të veçanta në varësi të patologjive prezentë . Në bazë të ndryshimeve në imazh radiografik në mund të konstatojmë saktë për natyrën e sëmundjeve.

Marrje të biopsisë përmes aparatit mundësohet me futjen e forcepsit për biopsi si dhe brushës bioptike .

Nëse në imazh radiografik vërtetohet prezenca e gurëve në koledok dhe rrugë biliare , realizohet  fillimisht prerja e ampulës valvulare të ODIT në tërësi, mandej nxjerrja e gurëve përmes papillës së prerë .Nxjerrja e gurëve realizohet me shportë speciale që quhet Dormia, si dhe me anë të balonit special në formë të kateterit që është i disejnuar të fryhet me ajër dhe të shfryhet alternativisht. Të dy këta akcesor përdoren në praktikë në shërbimin e ERCP në Spitalin Amerikan.

Në rast se mjeku konstaton gjatë ekzaminimit ngushticë në kanalet e tëmthit ose pankreasit, atëherë duhet të vendoset stenti me qëllim të tejkalimit të ngushticës. Këto ndryshime lajmërohen nga zhvillimi i tumorwve  që shkaktojnë bllokimin e kanaleve biliare dhe pankreatike. Stentet biliare dhe pankreatike janw gypa plasti ose metalik . Steni mbetet dhe nuk e ndjenë pacienti që e ka brenda në kanal biliar ose pankreatik , ai  mund të qëndrojë për kohë të pacaktuar.

Në momentin kur procedura e ERCP kryhet , duodenoskopi tërhjeket lehtazi jashtë traktit të tretjes. përmes gojës.

Pamja imazherike në Radioskopinë gjatë ERCP

 

Si duhet të përgatitet pacienti për ERCP

Shërbimi i Endoskopisë Kirurgjike në kuadër të  Departamentit të Kirurgjisë në Spitalin Amerikan ka protokollin standard për përgatitje për ERCP. Për këtë procedurë nuk ka nevojë për përgatitje speciale , përjashto rastet polimorbide kur duhet asistim i veçantë  të rastet  me kardiomiopati, sëmundje respiratore, alergji etj.

-Pacienti përgatitet me analiza laboratorike dhe konsulte me anesteziologun  si për çdo intervenim kirurgjik

-Nuk duhet lejuar ushqimin për disa orë para ERCP. Së paku dy orë nuk duhet të merret ujë, dhe së paku katër orë ushqim nga goja.

-Këshillohet pacienti për medikamente që duhen të ndalen para ERCP. Pacienti duhet të tregoj për të gjitha medikamentet që merr. Nga pacienti mund të kërkohet  të ndërpres përkohësisht medikamentet që ndikojnë në koagulimin e gjakut, medikamentet që japin interaksion me sedativët ,që përdoren gjatë ERCP etj.

Medikamentet që mund të ndalohen para dhe gjatë ERCP përfshijnë :

Medikamentet antiinflamatore nonsteroide si p.sh aspirina, Ibuprofeni, naproxeni

Barnat antikoagulante

Barnat antihipertensive

Barnat per diabet

Antidepresivët

Suplementet dietale

Rreziqet e ERCP Se

pankreatiti

reaksionet alergjike ndaj kontrastit

gjakderdhjet

perforacionet e duodenit dhe rrugëve biliare

Kur  ERCP bëhet nga ana e një mjeku me eksperiencë, komplikacionet lajmërohen në më pak se 5 %. Në përvojën tonë ne Spitalin Amerikan , komplikacionet janë më pak se 3 % dhe asnjëherë nuk kanë qenë kërcënuese për jetën e pacientëve. Pas ERCP munden të lajmërohen këto simptoma:

dhembje fyti, gjoksi dhe barku

vjellje

faqet e zeza dhe të errëta

ethet

Në rast të shfaqjes të këtyre shenjave , pacienti duhet të lajmërohet tek mjeku ordinues pas ERCP.

articles »

Çka duhet të bëjmë pas ERCP

Nëse ERCP ka kaluar pa asnjë problem teknik , shumica e pacientëve mund të lëshohen  në shtëpi brenda 12 orëve. Nuk lejohet ngjarja e makinave,ose te operohet me to, gjithashtu nuk duhet të abuzohet me alkool brenda 24 orëve pas sedacionit në ERCP. Pas lëshimit pas 12 orëve, duhet dikush të shoqërojë pacientin në shtëpi dhe të qëndrojë i shoqëruar për 24 orë derisa të kalojë plotësisht efekti i sedativëve.

Shumica e njerëzve janë në gjendje të kthehen në aktivitet normal brenda 24 orëve. Për shkak të efektit te sedacionit, pacientët nuk mbajnë asgjë ne mend cka ndodh rreth procedurës. Preferohet në rast të ERCP të vështira qëndrimi në spital më shumë se 48 orë , pas ekstrakcionit të  gurëve ose stentimit  te rrugëve biio-pankreatike.

Pse duhet të bëhet  ERCP në raport me ndërhyrjet kirurgjike klasike?

ERCP apo Kirurgjia klasike e hapur?

-ERCP është procedurë endokirurgjike miniinvazive, shumë më precize dhe efektive në krahasim me ndërhyrjet kirurgjike klasike. Hospitalizimi është 12-24 orë në krahasim me kirurgjinë e hapur që zgjat me ditë ose javë!

-Kost benefiti është shumë në favor të ERCP dhe në disfavor të kirurgjisë klasike.

-Trauma fizike  minimale dhe e tolerueshme për pothuajse të gjithë pacientet ne  ERCP.

-Procedura realizohet  përmes hapësirave natyrale digjestive.  Trauma për pacientët

është pakrahasimishtë më e ultë me ERCP.

-Komplikacionet ERCP i ka më të vogla dhe më të rralla, por edhe më të menaxhushëm se komplikacionet në Kirurgjinë Klasike.

ERCP sot është metodë standarde që kirurgjinë klasike e ka spostuar në rend të dytë dhe të aplikueshme vetëm në ato raste kur dështon ERCP si procedure e preferuar ne raport me kirurgjine klasike.

 

Mr.Sci. Dr.Sabri  Tmava MD èshtë kirurg endoskopist në Spitalin Amerikan në Prishtinë

Dr. Mr. Sci. Sabri Tmava – Kirurg
Spitali Amerikan, Kosovë
Rr. “Shkupi”, nr. 25, Prishtinë
+386 49 933 808
038 221 661; 038 400 661
sabri.tmava@spitaliamerikan.com
www.spitaliamerikan.com

Artikulli është i sponsorizuar

Check Also

tensioni

2 kura popullore për tensionin e lartë

Ilaçi i artë i Pilarit për qarkullimin e gjakut. 1 dorë gjethe veshtulle, 1 lugë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *