Kokos me fara të ndryshme

Një mëngjes shumë i shëndetshëm, i lehtë dhe i shijshëm.

Përbërësit

50 gr vaj kikiriku

75 ml shurup panje

300 gr tërshërë

50 gr fara kungulli

50 gr fara luledielli

50 gr fara liri (në ngjyrë të artë)

1/2 lugë gjelle kanellë

1 lugë çaji xhenxhefil

50 gr arrë kokosi

boronica

kos

Përgatitja

1.Ngrohim paraprakisht furrën në 180ºC. Nxehim vajin dhe shurupin e panjës në një tigan të vogël për rreth 3 minuta, derisa të lëshojnë flluska.

2.Vendosim tërshërën, farat dhe erëzat në një tas, derdhim mbi përzierjen e ngrohur shurup panje dhe i përziejmë mirë.

3.I vendosim mbi një tabaka të madhe pjekjeje dhe i shtypim në një shtresë të vetme. E fusim në furrë dhe e pjekim për 35 deri në 40 minuta, derisa të theket, duke e përzier herë pas here për t’u pjekur në të gjithë anët.

4.Kur të jetë bërë, e lemë të ftohtë para se ta përziejmë me pjesët e kokosit. E shërbejmë me boronica dhe kos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.