Ballina / KOSOVA / Koha Ditore i përgjigjet Reagimit të AGK-së
agk 2

Koha Ditore i përgjigjet Reagimit të AGK-së

Shkrimi i publikuar të mërkurën në portalin Koha.net me titull “AGK-ja s’bashkëpunon me KPK-në në lidhje me rregulloren që ua kufizon mediave komunikimin me prokurorë” nga gazetarja e grupit “Koha”, Saranda Ramaj, është i saktë dhe i bazuar në deklarimet e zyrtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Redaksia qëndron pranë këtij raportimi, dhe hedh poshtë pretendimet e AGK-së.

Teksti ndaj të cilit ka reaguar AGK-ja bazohet në deklaratat e zyrtarëve të KPK-së, të bëra në mbledhjen e këtij institucioni, të mbajtur të mërkurën, në të cilin është miratuar rregullorja për komunikim me mediat. Sipas zyrtarëve të KPK-së, draft-rregullorja i është dërguar AGK-së për komente, por komentet kanë munguar.

“Është e rëndësishme të ju njoftoj se mundësi i kemi ofruar edhe Asociacionit të Gazetarëve që të na ofrojnë propozimet konkrete, specifike sa i përket përpilimit të kësaj rregulloreje, mirëpo deri tani nuk kemi pranuar ndonjë propozim konkret nga ky Asociacion”, ka thënë në këtë mbledhje Kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative, Zejnullah Gashi.

Pas fjalës se Gashit, edhe kryesuesi Bahri Hyseni është pajtuar me pasqyrimin e bashkëpunimit me OJQ-të e mediat, duke thënë se situata është siç ka thënë kryesuesi i Komisionit Gashi.

Pretendimet e thëna në mbledhjen, e cila ishte e hapur për raportim, janë reflektuar saktë në tekstin e publikuar në koha.net, ndërsa kemi edhe incizimet e këtyre deklarimeve.

Draft-rregullorja, para se të kalonte në KPK për votim, do të duhej të ishte e qasshme për media e gazetarë.

AGK, e cila bazuar në deklarimet e zyrtarëve të KPK-së, ka pasur qasje në draft-rregulloren e hartuar, por nuk e ka ndarë atë me anëtarësinë e saj – gazetarët dhe përfaqësues të mediave – tani reagon në atë që duket qartë si përpjekje për të mbuluar lëshimin e vet duke shpifur ndaj gazetares që ka raportuar nga takimi.

Këtë e dëshmon vet reagimi i AGK-së, i cili është përveç se është i paqëndrueshëm, del edhe kundërthënës: aty AGK në një anë akuzon gazetaren për shpifje, e në anën tjetër konfirmon se nuk ka dhënë komente për draft-rregulloren e as nuk e ka përcjellë atë te anëtarësia dhe mediat, duke e arsyetuar këtë si “çështje teknike”.

Se çka janë këto “çështje teknike” dhe si e arsyeton kjo dështimin e AGK-së të përmbushë rolin e vet në procesin e diskutimit dhe miratimit të rregullores së KPK-së për komunikimin me gazetarë – kjo mbetet për t’u diskutuar tek anëtarësia e AGK-së. Por, është e papranueshme dhe e patolerueshme që drejtues të AGK-së të sulmojnë një raportim korrekt dhe të saktë nga një ngjarje publike vetëm për të mbuluar gabimet e veta. Qofshin ato “teknike” apo jo.

 

@Fluidi

Provo po ashtu

kadri veseli

Zgjedhjet në PDK: Kush e sa vota i fitoi

Në listën e Këshillit Drejtues të PDK’së më i votuar doli Ministri i Shëndetësisë së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.