Ballina / KURIOZITETE / Kodra misterioze në Rusi
mali rusi

Kodra misterioze në Rusi

Në qytetin rus Khabarovsk, një kodër u formua brenda natës, rreth 150 metra e lartë, dhe banorët pohojnë se meteori është përgjegjës për këtë.

Gjahtari Anton Ivanov ishte i pari që vuri re kodrën dhe tymin që po dilte nga disa vende.

“I vinte era sulfat i hidrogjenit dhe pashë disa vende që avullonin. Ne kemi gjetur edhe një vend ku ka pasur shumë gurë të nxehtë dhe aty kemi ngrohur duart tona”, tha Ivanov për Sun.

Ai pohon se është e pamundur që kodra të krijohej vetvetiu brenda natës dhe shpjegimi më i mundshëm sipas tij është se kjo është vepër e alienëve.

“Njeriu nuk ka mund ta bëjë këtë. Ose kanë nisur punime ose këtu është rrëzuar ndonjë UFO”, thonë dëshmitarët.

Eksperti nga Fakulteti për shkenca natyrore,  Evgenij Zubko, thotë se banorët kanë ndjerë tallazin e  goditjes.

“Gjetja e mundshme e pjesëve të meteorit varet nga parametrat e rënies së tij”, tha ai.

Por, drejtori i Institutit për astronomi pranë akademisë së shkencave ruse Boris Shustov deklaroi se asnjë meteor nuk është vërejtur të ketë hyrë në atmosferën e Tokës.

Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme, ndërkohë që grupet e ekspertëve pritet të arrijnë në vendin e ngjarjes për të marrë më shumë detaje.

@Fluidi

Provo po ashtu

japonia shtepite boshe

Japonia po i dhuron shtëpitë boshe

Katër vite më parë Naokos dhe Takayuki Ides iu dhurua një shtëpi. Është një shtëpi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.