Ballina / LIFESTYLE / Kodi i veshjes i “Saudi Arabian Airlines” has në reagime
In Fabric

Kodi i veshjes i “Saudi Arabian Airlines” has në reagime

Kompania e fluturimeve në Arabinë Saudite ka hapur polemika pasi publikoi kodin e saj të veshjes që u kërkon femrave që të mos ekspozojnë krahët dhe këmbët.

Veshjet që nuk lejohen në “Arabian Airlines” janë ato që “mund të shkaktojnë parehati te pasagjerët e tjerë”, ku përfshihen veshjet e ngushta.

Përsa u përket meshkujve, nuk pranohen pantallonat e shkurtra në avion.

Kjo kompani fluturimi ndalon gjithashtu edhe transportimin dhe konsumimin e alkoolit, si dhe zbret nga avioni ata pasagjerë që mbajnë erë të keqe, që nuk vjen si pasojë e ndonjë sëmundjeje apo handikapi.

Reagimet ndaj kodit të veshjes që po imponohet nga “Saudi Arabian Airlines” janë të shumta.

Check Also

dy

Dy mënyra se si ta gjeni pasionin tuaj të vërtetë

Me siguri i dëgjoni shpesh fëmijët duke thënë se duan të bëhen doktorë, pastaj ditën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *