Pak muaj para funksionalizmit të plotë kodi i ri telefonik i Kosovës +383 ka filluar të përdorët gjithnjë e më shumë nga aplikacionet e ndryshme të komunikimit elektronik.
I fundi është aplikacioni Viber. Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, njofton se deri në fund të qershorit, të gjitha komunikimet do të bëhen me kodin e ri telefonik.
Kreu i Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kreshnik Gashi, tha se Viber është i fundit nga aplikacionet që kanë filluar ta përdorin kodin e ri telefonik të Kosovës +383.
“ Kemi shumë aplikacione dhe rrejte sociale që kanë filluar ta përdorin kodin e ri të Kosovës +383 si kodin e vetëm. Së fundi e kemi rastin e Viber, më të cilin faktikisht ARKEP ka kontaktuar, qysh në nëntor të vitit të kaluar, dhe e ka vendosur shtetin e Kosovës me prefiksin e ri +383”.
Gashi po ashtu ka sqaruar se deri në fund të muajt qershor të gjitha thirrjet telefonike nga jashtë Kosovës do të realizohen me kodin e ri telefonik.
“ Dhe kjo është një hap tutje në drejtim të implementimit të plotë të kodit +383, i cili, siç kemi deklaruar disa herë më herët, duhet të funksionalizohet plotësisht në qershor të këtij viti.”
Po ashtu kodet ekzistuese +377 dhe +386 do të vazhdojnë të jenë kode rezervë vetëm deri në fund të qershorit të këtij viti.