Kocijançiq: Serbia ta respektojë Konventën e KiE-së për pakicat

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, ka thënë se presin nga Serbia zbatim të konventave për pakicat.

Ajo ka thënë sot në Bruksel se “asociacioni i komunave të banuara me shumicë serbe në Kosovë është rezultat i negociatave shumë specifike në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve”, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Këto komente Kocijançiq i ka bërë duke komentuar krijimin e një asociacioni të ngjashëm në komunat e banuara me shqiptarë në jug të Serbisë.

Përfaqësuesit politikë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë votuar më 12 shtator themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare.

“Kur bëhet fjalë për pakicën shqiptare në Serbi, Serbia ka zotuar vetveten për të zbatuar një politikë mbi pakicat kombëtare, në një linjë me të gjitha detyrimet ndërkombëtare që dalin nga korniza e Konventës së Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe nga Karta Evropiane për pakicat. Presim përmbushjen e këtyre detyrimeve”, u ka thënë gazetarëve, zonja Kocijançiq.

Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, ndërkaq është arritur më 25 gusht në Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.