Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, gjithmonë e ka pasur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.
“SHBA-të gjithmonë e kanë përkrahur dialogun, i cili po ndërmjetësohet nga BE-ja dhe bashkërisht do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë në Ballkanin Perëndimor”, tha Kocijançiq, për agjencinë “Beta”, duke komentuar deklaratat e zyrtarëve shtetëror të Kosovës dhe mediave për përfshirjen e SHBA-ve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ka ardhur koha që përfundimisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës të involvohen direkt në dialogun Kosovë – Serbi. Zv.presidenti Pence, e ka konfirmuar përkushtimin dhe përfshirjen e tij personale dhe të Shtëpisë së Bardhë në këtë proces të rëndësishëm , që na jep më tepër siguri”, kishte deklaruar kohë më parë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi.