Ballina / KOSOVA / Kocijancic: Po vazhdojnë diskutimet rreth urës në Mitrovicë

Kocijancic: Po vazhdojnë diskutimet rreth urës në Mitrovicë

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, ka thënë se po vazhdojnë diskutimet rreth urës në Mitrovicë dhe do të caktohet një datë e re për hapjen e saj.

Sot kaloi afati i fundit për hapjen e urës në Mitrovicë, dhe me këtë rast në Bruksel lajmërojnë vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Vazhdojnë bisedimet ndërmjet të dyja palëve, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e përbashkët dhe e pranueshme për të gjitha çështjet lidhur me urën në Mitrovicë, duke përfshirë edhe datën e re për hapje”, ka thënë Kocijancic, raporton Blic.

Kocijancic ka shtuar se është fakt që ekzistojnë marrëveshje të dialogut që nuk janë zbatuar në terren, por theksoi se zbatimi është në duart e Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa BE-ja është këtu për të lehtësuar procesin e dialogut.

Ajo përsëriti sot se Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini, i ka ftuar të dy palët në dialog që të vijnë në Bruksel më 24 janar në një raund të ri të dialogut të nivelit të lartë. Burimet Tanjug në Bruksel thonë se të dyja palët kanë konfirmuar ardhjen, ndërsa takimi i kryeministrave, Aleksandar Vucic dhe Isa Mustafa, pritet të martën pasdite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!