Ballina / TEKNOLOGJI / Klonimi i fytyrës dhe zërit tuaj me fjalët që s’i ke thënë
deepfake

Klonimi i fytyrës dhe zërit tuaj me fjalët që s’i ke thënë

Trendi i tmerrshëm në internet mund të shkatërrojë reputacionin tuaj dhe askush nuk di si ta ndalojë

Rritja e “deepfake”, ose videot e krijuara duke përdorur inteligjencën artificiale, ka ngritur shqetësime se si kjo teknologji mund të përdoret për përhapjen e keqinformimit dhe dëmtimin e reputacionit.

Deepfake është një teknologji e cila mundëson montimin e videove në një shkallë të lartë cilësie dhe bën të mundur klonimin e fytyrës dhe zërit tuaj duke vendosur fjalë që ju nuk i keni thënë.

Ky ‘trik’ u krijua në vitin 2017, dhe persona me influencë si CEO i Facebook Mark Zuckerberg, ish-Presidenti Barack Obama dhe aktorja “Wonder Woman”, Gal Godot, janë shfaqur në videot e montuara në vitet e fundit.

Përdorimi i algoritmeve për të identifikuar deepfakes gjithashtu mund të jetë e vështirë duke pasur parasysh ata që po krijojnë këto video, janë tepër profesionist dhe nuk bëjnë asnjë gabim, thonë ekspertët.

Deepfake thuhet se mund të shkaktojë probleme serioze duke përfshirë video që krijojnë tensione midis dy vendeve apo duke krijuar dhe skandale me personazhe të famshëm.

Provo po ashtu

GoPro Hero 8 shumë praktik për të xhiruar

Një nga pikat e forta të shitjes së GoPro është se është i vogël. Kjo …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.