Ballina / HOROSKOPI / Kjo shenjë është mosbesuese, nga jeta nuk pret gëzim

Kjo shenjë është mosbesuese, nga jeta nuk pret gëzim

Jeni realist dhe nuk dëshironi të humbni kohë. I urreni fjalët e thata, bisedat e zbrazëta.

Nuk do ta kaloni kohën para pasqyrës, duke e rregulluar frizurën e duke u zbukuruar. Ditën do ta kaloni me më shumë dobi.

Jeni shumë i durueshëm dhe në gjendje që t’u hyni punëve afatgjata, pa frikë se kjo do të jetë kohë e humbur.

Dini t’i zotëroni ndjenjat tuaja, por të tjerëve rrallë ua zbuloni. Jeni mosbesues.

Miqësia dhe besimi juaj është zor të arrihet, por kur kjo megjithatë ndodhë, miku mund të jetë i sigurt se nuk do ta tradhtoni lehtë.

Nuk jeni aq optimist, e as person i hareshëm. Më shumë e doni shoqërinë e personave melankolikë, sepse edhe vetë jeni i tillë.

Gjithmonë gjithçka e llogaritni mirë.

Ju nuk keni dëshirë ta tërhiqni vëmendjen e të tjerëve. Punoni si thnegla dhe vetëm në fund shihen frytet. Nëpërmjet punës dëshironi të tregoni se jeni i domosdoshëm, për dallim prej të tjerëve, të cilët pa pushuar i theksojnë vlerat e tyre dhe e mbiçmojnë veten e tyre.

Jeta për ju është diçka shumë serioze. Prej saj nuk prisni shumë gëzime, nuk besoni në kurrfarë mrekullie.

Vetmia është streha e juaj. Vetë keni vendosur të jetoni anash. Më shumë keni dëshirë të rrini vetëm, se sa të duroni shoqërinë e njerëzve të cilët ju lodhin.

Me rreptësi u përmbaheni parimeve tuaja. Keni prirje ta gjykoni secilin që, sipas mendimit tuaj, e ka shkelur ndonjërin prej tyre.

Është ky BRICJAPI (prej 23 dhjetorit deri më 21 janar).

Provo po ashtu

Horoskopi

Horoskopi për 18 Tetor 2019

Dashi Largohuni nga ata persona të cilët ju gjykojnë vazhdimisht. Mund të bëni edhe pa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.