Ballina / KRYESORE / Kjo sëmundje në Kazakhstan – i lë njerëzit në gjumë me ditë

Kjo sëmundje në Kazakhstan – i lë njerëzit në gjumë me ditë

Banorët e fshatit Kalachu në Kazakistan vuajnë prej 5 vjetësh në mënyrë kolektive nga një sëmundje e çuditshme që u shkakton atyre gjumë që zgjat pa ndërprerë për ditë me radhë.

Por tashmë gjendja është përkeqësuar dhe këta banorë po përjetojnë simptoma të tjera të çuditshme dhe mjaft shqetësuese, si rritje të dëshirës seksuale, halucinacione tek fëmijët, apo probleme me ndryshimin e personalitetin. Një banore e fshatit tha për ‘MailOnline’: ‘Doktorët u shkrinë gazit dhe infermieret u skuqën nga turpi kur panë burrat tanë. Menjëherë sapo zgjohen nga gjumi disaditor, pasi nisin të ecin, gjëja e parë që duan është seksi, dhe kjo ndjesi iu zgjat të paktën 1 muaj’.

Në fillim të këtij viti autoritetet lokale kishin planifikuar që të transferonin të gjithë fshatin pasi dyshohej se gazi i radonit i çliruar nga minierat pranë tij ishte shkaku i kësaj gjendjeje të pazakontë.

Pas disa viteve kërkimesh dhe testesh, shkencëtarët e Universitetit ‘Tomsk Polytechnic’ përjashtuan faktin se shkak i sëmundjes misterioze mund të ishte një bakter ose virus, por e nuk mundën ta lidhnin atë me faktorët mjedisorë gjithashtu.

Ekspertët më në fund arriti në përfundimin se disa miniera të vjetra uraniumi të epokës sovjetike, tashmë të braktisura mund të ishin shkak i sëmundjes së banorëve, duke qenë e  fshati është ndërtuar në afërsi të tyre.

Edhe pse ato aktualisht nuk kanë lënë nivele të rrezikshme rrezatimi, trashëgimia mbetet.

Profesor Rikhvanov tha: “Minierat lënë hapësira nëntokësore të cilat ishin mbushur ngadalë me ujë, i cili gradualisht ka dalë në sipërfaqe duke sjellë me vete sipër xhepa gazi brenda tij.

“Gazi ka një efekt toksik që e shtyn një person në një gjendje ëndrre, çka e bën atë më pas të bjerë në gjumë të thellë”, tha Rikhvanov.

30 prill 2015 (gazeta-Shqip.com)

Provo po ashtu

ismail kadare, shqiperia, amerika, amerikanet, Neustadt 2020, pirze nobel, nobeli per leteresi

Ismail Kadare nderohet nga amerikanët me çmimin “Neustadt 2020”

Ndërsa po sot përmes 20 fletëve të vendosura në hyrje të Ambasadës Suedeze në Prishtinë …