Kjo quhet flutura mbretëreshë

Flutura (Danaus plexippus) e quajtur flutura mbretëreshë është më e njohura e familjes së Danaideve.

Por ka arsye për t’u shqetësuar për të. Ajo ka nisur të zhduket. Sidomos në kontinentin amerikan ku numri i këtyre fluturave është zvogëluar në përmasa dramatike.

Kështu të paktën pohojnë në WWF (World Wildlife Fond) .

Vetëm rreth 0,7 hektarë hapsirë të Meksikës Qendrore u popullua sivjet gjatë dimrit me këso flutura, që është pakrahasueshëm më pak se dimrat e tjerë.

Në vitin rekord 1997 këto flutura popullonin mbi 18 hektarë gjatë një stine dimri./infoglobi/v.b.