Ballina / LIFESTYLE / Fun / Kjo kompani ofron 50 mijë funte për të shëtitur botën
ushqimi shetia ne bote

Kjo kompani ofron 50 mijë funte për të shëtitur botën

Nëse e kaloni shumicën e kohës, duke menduar se çfarë do të hani për drekë apo darkë, ka një punë të përkryer që do t’ju përshtatej shumë.

Vibrant Vegan Co. është një kompani ushqimore britanike, që ofron 50 mijë funte në vit, për pozitën e njohur si ‘drejtor i shijes’.

Kandidati duhet të jetë i përgatitur të shëtis botën për një vit, nganjëherë edhe nga një muaj pa ndërprerë, me të gjitha shpenzimet e hequra. Duhet të punojë nga 35 orë në javë, i llogariten 28 ditë pushim vjetor, si dhe mungesat për shkaqe shëndetësore.

Gjatë shëtitjeve, i punësuari do të ketë mundësi të shijojë ushqim, si dhe të krijojë kontakte me kompani, për furnizim me receta të reja dhe përbërësit e duhur.

Megjithëse mund të tingëllojë për dikë si ëndërr, nuk është aq e lehtë të arrihet. Kandidati duhet të ketë njohuri disa vjeçare si shef kuzhine, apo në industrinë e ushqimit.

Ata që hynë në listën e ngushtë të kandidatëve, do t’i nënshtrohen testimit rigoroz, që përfshinë edhe shijimet e disa prej ushqimeve të kërkuara nga kompania.

Nëpërmjet këtij të punësuari, pritet që kompania të grumbullojë ushqimet më të rralla dhe të shtojë në meny më shumë llojllojshmëri.

Provo po ashtu

E pabesueshme: Balena ia kthen telefonin mobil nga oqeani (VIDEO)

Interneti ështëvende përplot video në të cilat balenat e abrdha “kendojnë” apo i përgjigjen ftesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.