Ballina / Biznes / Karrierë / Kjo kompani amerikane premton 1,000 vende të reja të punës në Kosovë
interneti

Kjo kompani amerikane premton 1,000 vende të reja të punës në Kosovë

Korporata Amerikane “Sutherland Global”, në një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, paralajmëroi hapjen e 1,000 vendeve të reja të punës në Kosovë, në fushën e teknologjisë informative.

Sipas një njoftimi për media, të lëshuar nga Kuvendi, Veseli takoi të mërkurën në Prizren përfaqësuesit e korporatës amerikane “Sutherland Global”, e cila merret me procesimin e shërbimeve biznesore.

“Ne shumë shpejt do të kemi liberalizimin e vizave, por ne duhet të punojmë që rininë ta mbajmë në Kosovë dhe perspektivën ta ketë këtu. Sikur këtë kompani, inkurajoj edhe kompani të tjera që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë”, citohet të ketë thënë Veseli.

Zëvendësdrejtori i kompanisë, Ks Kumar, tha se për katër muaj të operimit të saj në Kosovë, kompania ka arritur të punësojë 150 të reja dhe të rinj kosovarë.

“Besoj që për një periudhë prej 18-24 muajsh, do të jemi në gjendje të ofrojmë edhe 1 mijë vende të reja pune për kosovarët”, theksoi Kumar.

@Fluidi

Provo po ashtu

haradinaj 33

Haradinaj shpreson se pro liberalizimit do jenë edhe 2 instancat tjera evropiane

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Parlamenti Evropian, më 29 apo më 30 gusht …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.