harta

Kjo hartë tregon gjithqka!

Se si do të dukej bota në përgjithësi në rast se Adolf Hitleri në vargun e vendimeve të tij të gabuara të bënte një hap të duhur dhe të dilte fitues nga përplasja epike midis titanëve globalë që u kthyen në masakrën më të madhe që bota ka parë është çështja më e preferuar në fushën e historisë alternative.

Ne nuk e dimë saktësisht se kush është autori i hartës që është para jush, por natyrisht se bëhet fjalë për dikë që ishte shumë i informuar për ngjarjet dhe historinë e Evropës dhe sidomos të Ballkanit.

Një gjeneratë pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1973, kontinenti i vjetër do të ishte drastikisht i ndryshëm nga ai që është sot. Pjesa më e madhe e Evropës Lindore do të ndahej në komesariate të Rajhut (Ostland, Ukrainë, Moskë dhe Kaukaz), Polonia do të ishte ende nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Berlinit, Rumania do t’i kthehej Moldavisë, Sllovakia do të ishte nën prorektoratin hungarez.

Krimeja dhe zona në veri të Krimesë do të ishin pjesë e Rajhut nën emrin Gotenland ose Gothic Land (rreth një mijë vjet më parë, Gothët sunduan Krimenë dhe ishin krejtësisht të lirë, dhe ata qëndruan atje për një kohë të gjatë, deri në shekullin e 20-të).
Në perëndim dhe në veri të Europës, megjithatë, Belgjika, Holanda, Danimarka dhe Norvegjia do të ishin katër komesariate të ndara, Italia do të kishte Istrinë dhe pjesët perëndimore të Sllovenisë së sotme, ndërsa gjithçka tjetër në Evropën Qendrore do të “gëlltiste” Gjermania (më e rëndësishmja është Zvicra, sepse Gjermania gjatë luftës tashmë kishte “gëlltitur” Republikën Çeke dhe pjesët lindore të Sllovenisë së sotme).

Bullgaria do të merrte tërë Thrakën Lindore. Kjo do të thotë tërë gadishullin juglindor të Ballkanit, ku në realitet është fortesa e fundit turke në Evropë ku ndodhet Stambolli. Me fjalë të tjera, Bullgaria do të merrte Stambollin si hakmarrje ndaj Turqisë për shkak të refuzimit për t’iu bashkuar Paktit Tripalësh.

Megjithatë pazari për Bulllgarinë nuk përfundon këtu: ata do të mbanin të gjitha pjesët sllave të Maqedonisë dhe Serbisë lindore: kufiri i Bullarisë me shtetin e pavarur të Kroacisë do të ishte në Moravë.

Shqiptarët do ta mbanin Kosovën dhe Maqedoninë perëndimore dhe pjesët lindore dhe juglindore të Malit të Zi, të populluara nga shqiptarët etnikë, si dhe pjesë të Greqisë perëndimore.

Shteti i pavarur i Kroacisë do të zgjerohej edhe më shumë se sa ishte përhapur gjatë luftës: përveç Sremit, do të merrte si dhuratë nga nazistët Banatin, Maçva, një pjesë e madhe e Serbisë Perëndimore, Beogradit dhe Shumadisë qendrore me Kragujevcin.

Pjesa tjetër e vendeve serbe (Rashkë, Uzhice, Kosova e Veriut dhe pjesët perëndimore të rajonit të Nishit) do t’i përkisnin Malit të Zi, i cili do të ishte një shtet kukull në sferën e influencës italiane.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.