fbpx

Kjo është zemra më e lashtë që u zbulua ndonjëherë

Shkencëtarët pohojnë se kanë zbuluar fosilin (mbetjen) më të vjetër të zemrës. Fjala është për zemrën e një krijese të ngjashme më gaforret por me atë dallim se kjo krijesë ka jetuar para 520 milionë vjetësh.

Fosili , si është përshkruar në revistën prestigjioze shkencore Nature Communications , ka sistemin më të vjetër kardio vascular që është njohur deri më tash. Krahas kësaj duket se këto krijesa që njihen me emrin ‘Fuxianhuia protensa’ kanë pasur të zhvilluar jashtëzakonisht shumë edhe sistemin vascular në kokë, gjë që shpie në përfundimin se ato kishin të zhvilluar mjaft edhe trurin sepse ndërtimi I sistemit vascular I mundësonte atoj që të ushqehet si duhet me oksigjen, thotë profesori I Universitetit të Arizonës në SHBA, Nicholas Strausfeld.

“Është e çuditshme se si ka mundur të ruhet kaq mirë nje specie që nuk ekziston me miliona vjet. Fosili është I padëmtuar dhe paraqet një thesar jashtëzakonisht të çmuar për hulumtime të mëtejshme, thonë shkencëtarët që kanë studiuar ate.

Fuxianhuia protensa është e gjatë diku rreth 11 centimetra, kishte disa palë këmbë dhe ‘shtëpizën’ në formë të karkalecave e gaforreve që i njohim sot. /infoglobi/v.b.