Ballina / KRYESORE / Kjo është letra e nënshkruar nga dora e Skënderbeut
letra e skenderbeut

Kjo është letra e nënshkruar nga dora e Skënderbeut

Historiani Jahja Drancolli ka publikuar në Facebook, një letër të rrallë autografe të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali.

Letra besohet se është shkruar 568 vjetë më parë, përkatësisht më 8 gusht të vitit 1451.

Përmes një postimi në llograrinë e tij në Facebook, Drancolli ka thënë se letra autografe në fjalë është e njohur për njërën ndër 10 letra autografe (të nënshkruara) nga vetë dora e Skënderbeut, që ruhën në arkiva të njohura të botës, si: Romë, Venedik, Milano, Napoli, Paris, Dubrovnik, Zagreb dhe Beograd.

“Kjo letër autografe e shkruar sipas shkrimit humanistik të kohës në latinisht dhe italisht, është një fragment i shkurtër i shkëputur nga një histori madhore”, ka shkruar Drancolli.

Provo po ashtu

Si e mori Bekim Fehmiu rolin në ‘Mbledhësit e puplave’

Më 27 prill të vitit 1967 për herë të parë është shfaqur njëri prej filmave …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.