Ballina / TEKNOLOGJI / Kjo është kamera më e shtrenjtë në botë
kamera më e shtrenjtë në botë

Kjo është kamera më e shtrenjtë në botë

Kamera që krijon fotografi me rezolucion prej 400 megapikselë dhe me imazhet që arrijnë madhësinë deri në 2.4 gigabajt, kushton aq shumë, sa që me të njëjtën shumë mund ta blini një banesë, me çmimin 48.000 euro.

Këto janë tiparet e aparatit digjital SLR H6D-400c, të dizajnuar nga kompania suedeze Hasselblad, që del në shitje ditët e ardhshme.

Fotot merren nga një kamera ekskluzive me madhësi mesatare me një sensor që punon vetëm me 100 megapikselë. Numri gjigant i pikselëve (23,200 x 17,400) arrin duke kombinuar deri në gjashtë shkrepje individuale në të ashtuquajturat “imazhe multishift”, çdo imazh vjen në një madhësi prej 2.4 gigabajt.

Një aparat i tillë nuk është menduar për fotografë amatorë, por është dedikuar të gjejë aplikim në reklamim, apo fotografim arkitekturor.

Kush nuk dëshiron të shpenzojë 48,000 euro për blerjen e kamerës, mund ta marrësh atë me qira për 199 euro në ditë.

@Fluidi

Provo po ashtu

Google search

Këto pyetje mos i shkruani kurrë në Google

Shpesh ndodh që kur na thonë të mos e bëjmë diçka na shtyn më shumë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.