Zirkoni i Australisë konfirmohet të jetë pjesa më e vjetër e tokës

Kjo është copa më e vjetër e Tokës

Në një fermë të deleve në Australinë Perëndimore është gjetur pjesa më e vjetër e Tokës që ne e dimë.

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur një kristal të lashtë që duket si zircon, e që daton nga 4.4 miliardë vite më parë, duke e bërë atë pjesën më të vjetër të konfirmuar nga korja e planetit. Gjetjet – të parat që e përshkruajnë zirconin – u botuan në revistën Nature Geoscience.

“Ky është më i vjetri nga të gjitha kristalet e raportuara,” ka thënë John Valley, udhëheqës i hulumtimit.

Ky kristal ka ngjyrë të kuqe e të tejdukshme, tha Valley, por shkëlqen në të kaltër kur bombardohet nga elektronet. Me gjatësi 400 mikrometra, dimensioni  i tij është pak më i madh se një grimë pluhuri, ose rreth katër qime të njeriut.

Kristali është gjetur në një rajon të thatë në veri të Perth të Australisë, në një poshtë kodrave të quajtura Jack Hills, më 2001.

Shkencetarët thonë se kimia e kristalit, në mënyrë specifike raporti i izotopeve të oksigjenit brenda tij, sugjeron se temperaturat në Tokë para 4.4 milardë viteve do të kishin mbështetur ujin e lëngët, prandaj ndoshta edhe jetën. Dy isotope të një elementi konsiderohen të ndryshme nëse ato përmbajnë numra të ndryshëm të neutroneve.

Planeti ynë mendohet të jetë rreh 4.54 milardë vite i vjetër, por të gjitha të dhënat fosile datojnë në 600 milionë vite më parë. Kjo nuk do të thotë se nuk ka ekzistuar jeta para kësaj kohe, por nuk janë gjetur prova të drejtpërdrejta, as për të kundërtën ende./infoGLOBI/sh.b.