Kjo është agjenda e Grenell në Kosovë

Të hënën nga ora 18:30 do të fillojë takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell së bashku me delegacionin nga SHBA-ja.

Në gjendën e emisarit special Richard Grenell thuhet se në orën 18:35 do të arrijnë në qeverinë e Kosovës ku edhe do të fillojë takimi në mes të delegacionit dhe qeverisë Hoti.

Në agjendën e tij po ashtu thuhet se në këtë kohë do të nënshkruhet një marrëveshje ekonomike por nuk jepen detaje se çfarë do të nënshkruhet.

Ndërsa në orën 20:20 aty thuhet se pjesëtarët e delegacionit të SHBA-së do të mbajnë konferencë për mediat.

Në këtë takim pritet të nënshkruhen marrëveshje të arritura e 4 shtator në mes të Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.